Rreth 140 punëtorë janë kthyer në punë, pas kontrolleve të bëra të Inspektoratit për punë. Vendimet e punëdhënësve për largim, janë shfuqizuar, njoftoi sot drejtori i Inspektoratit, Alajdin Havziu.
“Në 28 ndërmarrje, janë miratuar 37 vendime, me të cilët u është urdhëruar punëdhënësve t’i kthejnë punëtorët në punë. Do të thotë, vendimet e tyre për pushim nga puna, janë shfuqizuar”, tha Havziu në konferencën për shtyp në Qeveri.
Ai u bëri thirrje të gjithë punëtorëve, të cilët kanë probleme të ngjashme, të drejtohen deri te Inspektorati shtetëror për punë./MIA
