Rreth 13.000 të punësuar në shkolla në Itali pozitivë në Kovid-19

TË FUNDIT

Në Itali deri tani pothuaj 50 për qind nga të punësuarit në shkolla janë testuar për virusin Kovid-19, që është rreth 500.000 arsimtarë dhe personal joarsimor në shkolla, ndërsa 2,6 për qind nga të testuarit, respektivisht rreth 13.000 persona kanë rezultuar pozitivë.

Këto janë të dhënat e publikuara nga Zyra e komisarit të posaçëm italian për gjendje të jashtëzakonshme, Domeniko Arkuri.

Numri mëi madh i testeve janë zbatuar në Lombardi, ku janë testuar 70 për qind nga të punësuarit, ndërsa Sardinia është vendi i fundit me pesë për qind. Raporti nuk e përfshin rajonin e Lacios, i cili e zbatoi testimin në mënyrë të pavarur, njoftoi agjencia Ansa.

Pritet që më 24 shtator përqindja e punonjësve të testuar në shkolla në Itali të rritet në 60 deri 70 për qind.

Numri i rasteve të reja në bazë ditore në Itali vazhdon të rritet, ndërsa sipas të dhënave të fundit, janë regjistruar 1.597 raste të reja në Kovid-19.