Tragjedi në një kantier ndërtimi në lagjen Kisella Vodë të Shkupit.
Gjatë gërmimit të themeleve të një ndërtese në rrugën “Kozjak”, si pasojë e rrëshqitjes së dheut humbi jetën një punëtor dhe 3 të tjerë u lënduan.
Një banore e ndërtesës që jeton aty afër, tregon se si një person i mbuluar nën dhe kërkonte ndihmë.
-Rreth orës 08:15 pa dashje shikova, ndodhi fatkeqësi, kjo me tokën dhe punëtorët, pashë vetëm një kokë që kërkonte ndihmë, më zuri paniku, zbrita poshtë dhe të gjithë, banorët, thirrën një ambulancë, kush ky, kush ai, aq pashë, nuk e di çfarë ndodhi më pas.
-Nuk kam parë asgjë, dëgjova vetëm pyeta çka?! Më tha nuk është mirë. Thashë çfarë është puna?! Rastësisht e ktheva kokën pashë, shiko thа se një person ka humbur jetën këtu dhe edhe 2–3 të tjerë janë të zënë, nuk kam çfarë tjetër t’ju them.
-Jam rritur këtu dhe e di shumë mirë si është vendi.
-Si është?
-E pasigurt! Është rërë, incizojeni rërë është poshtë, jo vetëm të japin leje.
A ishit të pranishëm?
-Jo, sapo erdha këtu dhe u trondita, sepse kjo nuk është hera e parë, kishte ara kudo këtu. Dhanë leje nga barakat nuk e di çfarë të bëhet, jo vetëm këtu, parqet i kanë mbyllur. Shkoni më lart shikoni ku dhe si jetojnë prej te rrethrrotullimi, çfarë përmbytjesh ka kur bie shi, nuk ka trotuare asgjë.
Ministria e Brendshme informoi se vdekja e punëtorit të ndjerë është konfirmuar nga një mjek i ambulancës dhe se po merren masa për sqarimin e rastit. Nga Prokuroria Shkup njoftojnë se është lëshuar urdhër për autopsi të të ndjerit.
PROKURORIA THEMELORE PUBLIKE – SHKUP:
-Prokurori publik lëshoi një urdhër për autopsi të të ndjerit. Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Inspektori Ndërtimor Komunal po hetojnë gjithashtu shkaqet e aksidentit dhe pajtueshmërinë me rregulloret e sigurisë në punë.
Tre të lënduarit, të moshës 35 deri 45 vjeç, u dërguan me urgjencë në Qendrën Klinike “Nënë Tereza”.
MINISTRIA E SHËNDETËSISË:
-Dy prej tyre kanë lëndime të lehta trupore dhe kontuzione, dhe po kryhen procedura diagnostikuese. Te njëri është trajtuar menjëherë një dëmtim në bërryl, ndërsa pacienti i tretë ka fraktura në të dy këmbët e poshtme dhe në një kofshë. Gjendja e tyre shëndetësore po monitorohet dhe trajtimi mjekësor po vazhdon.
Pritet që hetimi do të tregojë rrethanat e sakta të aksidentit.
Në tabelën e vendosur pranë kantierit tregohet se investitori i ndërtesës, e cila është paraparë të ketë 6 kate, është “NAR DOOEL”, ndërsa kontraktori është kompania “Jakimovski DOOEL”. Projektues është “Sara 4 DOO Shkup”. Leja e ndërtimit është dhënë më 04.03.2026, ndërsa miratimi përfundimtar më 09.03.2026.
