Rrëmujë te pasaportat! “Me burrin invalid dhe nënën me astmë po pres me orë të tëra”

TË FUNDIT

Çfarë jemi ne këtu budalla? Ministri le të jep dorëheqje menjëherë. Dorëheqje, dorëheqje. Të gjithë komplet.

Rrëmujë e madhe e nervozizëm sërish para sporteleve të Ministrisë së Brendshme tek RTVM-ja ku nxirren dokumentet e udhëtimit. Qytetarët presin radhë me orë që të fotografohen për pasaportë, letërnjoftim apo patentë shoferi.

 “Për një orë vetëm 2 persona hyrën brenda. Çfarë ju duket kjo? A duhet ne të vendosim rend? Duhet ata vet të bëjnë një rend. Përse caktojmë termine? Kemi termine ndërsa presim 2 orë e më shumë. Prej ora 8 presim”.

 “Unë pres këtu me nënën e cila ka astmë. Prej orës 11 jam në punë mund të më përzënë nga puna, atë askujt si intereson. Kam caktuar me termin dhe kam ardhur në terminin tim në ora 9:30, po pres prej ora 9 këtu. Turp”.

 “Për letërnjoftim. Sa kohë po prisni? Prej në mëngjes kam ardhur. Turp”.

Nga Ministria e punëve të brendshme thonë se rrëmuja do të zgjasë vetëm disa ditë. Zëdhënësi i MPB-së Toni Angellovski thotë se kjo është një situatë e jashtëzakonshme për shkak të rregullimit të sistemit.

 “Në ditët në vijim do të normalizohet, gjegjësisht çdo qytetar vjen për fotografim me terminin të cilin e ka ndarë. Por kjo është një situatë e jashtëzakonshme pasi që duhej të bëhet rregullim i sistemit, thjeshtë të bëhen punët teknike, dhe qytetarët të cilët kanë pasur termin të enjten dhe të premten duhet tu dalim në ndihmë pasi që kanë termin të caktuar”, deklaroi Toni Angellovski – zëdhënës i MPB-së.

Ndryshe opozita disa ditë me radhë po akuzon MPB-në për keq menaxhim duke thënë se kështu po rrezikohet edhe shëndeti i qytetarëve.