Dje rreth orës 17:45 minuta, në fshatin Piranë ka ndodhur një rrahje në mes të gjashtë meshkujve, të gjithë në cilësi të personit të dyshuar. Që të gjashtit janë me mbiemër Kabashi, por jo kushërinj: tre nga Zoqishti dhe tre nga Opterusha, të dyja fshatra të Rahavecit.
Bëhet e ditur se lëndime të rënda dhe të lehta trupore kanë pësuar tre të dyshuar të cilët janë trajtuar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren. Sipas hetuesve policorë, motivi i kësaj rrahje thuhet të jenë mosmarrëveshjet e mëhershme në mes dy familjeve.
Policia njofto se pas intervistave, me vendim të prokurorit të shtetit, të gjashtë të dyshuarit e përfshirë në rrahje janë ndalur nën masën e arrestit policor për 48 orë./21 Media/
