Ronela Hajati thumbon kolegët

TË FUNDIT

Kjo verë për këngëtarët shqiptar ishte mjaft produktive duke sjellë projekte të reja.

E po ashtu ndikoi edhe lirim i masave kundër Covid-19, duke i bërë edhe më aktiv në mbrëmje muzikore.

Por pavarësisht se dita ditës po lansohen këngë të reja, Ronela Hajatit disa nga këngët e publikuara sivjet po i duken të njëjta. Kështu ka thënë përmes një postimi në rrjetet sociale.

“A e kam gabim nëse them që 90% e këngëve të kësaj vere janë një lloj. Mu duk sot sikur një këngë ishte e gjatë nja 15 minuta kur në fakt ishin ndërruar nja 5 këngë”, ka shkruar Ronela./21Media