Ronela Hajati: E ndjej dhimbjen në gjoks! E merituam finalen

TË FUNDIT

Këngëtarja Ronela Hajati, përfaqësuesja e Shqipërisë në edicionin e sivjetëm të Eurovisionit, nuk ia doli të kualifikohej për finalen e madhe të 14 majit.

Por, Hajati u shpreh se e ka merituar fitoren.

Ronela performoi e para në skenën e madhe të Eurovisionit, për të cilën nuk ndaluan brohoritjet e duartrokitjet.

“Ende nuk e kam parë, sepse nuk mundem. Dje dola për të pirë, për të harruar dhe kjo ndodhi! Plus performanca e “Sekret” preku një milion. Ende e ndjej dhimbjen në gjoks sepse e merituam finalen, por Zoti i di gjërat më mirë. Ju dua”, tha ajo.

Nata e dytë e Eurovisionit mbahet më 12 maj dhe finalja më 14 maj./21Media