Ronaldo: Para Cristianos, Portugalia nuk kishte asnjë titull të fituar! Titulli i Euro 2016 ka për mua të njëjtën vlerë si Kupa e Botës

TË FUNDIT

Cristiano Ronaldo ka konfirmuar se ky ishte Botërori i tij i fundit. Portugalia u eliminua të hënën mbrëma në të tetën e finales nga Spanja, pasi pësoi gol në minutat shtesë, ndërsa legjenda portugeze u largua nga fusha me lot në sy.

Megjithatë, 41-vjeçari tha se largohet me ndërgjegje të pastër, duke theksuar se ka dhënë gjithçka për kombëtaren.

“Si ndihem sot? Njëjtë. Me ndërgjegje të pastër. Kam dhënë më të mirën. Kam fituar tre tituj me Portugalinë.”

Ronaldo kujtoi se para tij Portugalia nuk kishte fituar asnjë trofe, ndërsa veçoi triumfin në Kampionatin Evropian të vitit 2016 si arritjen më të madhe me fanellën e kombëtares.

“Para Cristianos, Portugalia nuk kishte asnjë titull të fituar. Kështu që jam i lumtur. Kjo është e vërteta. Titulli më i madh që kam fituar ishte ai i vitit 2016. Për mua ka të njëjtën vlerë si Kupa e Botës, sinqerisht. Prandaj largohem me ndërgjegje të pastër. Kam dhënë më të mirën… dhe kaq.”

Një nga futbollistët më të mëdhenj në historinë e këtij sporti, Ronaldo konfirmoi se nuk do të luajë më në një Kupë Bote.

“E vërteta është se ky ishte Botërori im i fundit. Tani kam kohë të mendoj, të jem me familjen time dhe të mos marr vendime me kokë të nxehtë. Do të vazhdoj me jetën.”