Ylli portugez i Futbollit, Kristiano Ronaldo vijon të tërheq vëmendjen e mediave ndërkombëtare për jetën luksoze pas nënshkrimit të kontratës me ekipin e Arabisë Saudite, Al Nassr.
Kristano Ronaldo prej disa ditësh është vendosur në Arabinë Saudite, pas nënshkrimit të kontratës me klubin Al Nassr. Kontratat e tij prej rreth 200 milionë eurosh në vit me klubin e ka bërë një nga futbollistët më të paguar në histori.
Por veç futbollit, në Arabinë Saudite Ronaldo po tërheq vëmendje dhe për luksin me të cilin jeton. Lojtari ende nuk ka blerë një shtëpi në Riad dhe momentalisht ka zgjedhur të qëndrojë në një prej kullave më të larta në Riad, të quajtur ‘Kingdom Tower’
Ai dhe familja e tij janë vendosur në suitat luksoze të hotelit më të shtrenjtë në Riad, “4 stinët”. Qëndrimi për një muaj në këtë hotel kushton rreth 250 mijë euro.
Mediat shkruajnë se Ronaldo, familja e tij, miqtë dhe rojet e sigurimit kanë zënë një hapësirë prej dy katesh deh j 17 dhomash në katin e fundit të Kullës Mbretërore.
Qëndrimi i Ronaldos në hotel duket se do të jetë më shumë se një muaj, pasi ende nuk ka vendosur se cila do të jetë vila ku do të jetojë me familjen e tij.
Mediat sportive shkruajnë dhe për detajet e jetës së Ronaldos në Arabi. Kështu, hoteli i ka siguruar disa prej kuzhinerëve më të mirë për të gatuar. Ndërsa stafit të hotelit që i shërben i është ndaluar rreptësishtë të jap detaje për sjelljen e tij dhe aq më pak të bëjnë foto apo selfie me yllin e futbollit.
