LSDM: Deponi pranë burimit të ujit Rashçe, rrezikohet uji dhe shëndeti i qytetarëve

TË FUNDIT

LSDM ka akuzuar Qeverinë për neglizhencë ndaj një deponie të krijuar pranë burimit të ujit në Rashçe, nga i cili furnizohen me ujë Shkupi dhe rreth 25 për qind e qytetarëve të vendit, përcjell TV21. Sipas opozitës, situata paraqet kërcënim të drejtpërdrejtë për ujin e pijshëm dhe shëndetin e qytetarëve, ndërsa kërkohet përgjegjësi për krijimin e deponisë ilegale në këtë zonë të mbrojtur ekologjike.

“Të gjithë shtetin e kanë helmuar nga papërgjegjësia – 50 vendbanime në vend kanë ujë të ndotur dhe askush nuk mban përgjegjësi. Nuk duhet të pritet të ndodhë një katastrofë e re, edhe më e madhe. Kush e mbron burimin e Rashçes? Kush do të garantojë se uji është i sigurt? Dhe kush do të mbajë përgjegjësi? Qytetarët kanë të drejtë për ujë të pastër dhe të sigurt”, pohoi Aleksandar Sasha Dimitrieviq, sekretar i përgjithshëm i LSDM-së.