Superylli portugez i futbollit, Cristiano Ronaldo, dhe miliarderi Elon Musk ishin ndër të ftuarit në një darkë luksoze në Shtëpinë e Bardhë të organizuar nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, për Princin e Kurorës Saudite.
40-vjeçari, kontrata e të cilit me klubin saudit përfundon këtë verë, zuri vendin e tij pranë kreut të tavolinës së Trump disa sekonda para se të hynin Presidenti i SHBA-së dhe Princi i Kurorës Saudite Mohammed bin Salman.
“E dini, djali im është fans i madh i Ronaldos. Kudo që është Ronaldo këtu. Ronaldo…dhe Baroni e njoftoi dhe mendoj se tani e respekton babanë e tij pak më shumë, vetëm për faktin që të prezantova te ai, kështu që dua të ju falënderoj të dyve që jeni këtu. Faleminderit shumë”, tha Trump.
Ronaldo nuk ishte i vetmi mysafir në darkë që lidhej me futbollin, pasi kreu i FIFA-s, Gianni Infantino, bëri një tjetër paraqitje në Shtëpinë e Bardhë para Kupës së Botës 2026, të cilën SHBA-ja e ka bashkë-organizuar.
Ronaldo thotë se Kupa e Botës e vitit të ardhshëm, për të cilën Portugalia rezervoi vendin e saj këtë javë, do të jetë “padyshim” e fundit për të.
Gjithashtu në darkë ishte i pranishëm edhe Space X dhe manjati i Tesla-s, Musk, në një shenjë se përçarja midis Presidentit dhe njeriut më të pasur në botë është shëruar pas divorcit të tyre të zjarrtë publik.
