Roma-Feyenoord, bën bashkë Ramën dhe Metën

TË FUNDIT

Roma-Feyenoord, po luhet aktualisht në “Air Albania Stadium”, për finalen e Conference League.

Ashtu siç ndodh gjithmonë futbolli bashkon njerëzit, madje shpesh edhe armiqtë.

Ka qenë pikërisht kjo finale e cila ka bërë bashkë pas shumë kohësh kryeministrin Edi Rama dhe presidentin e Republikës Ilir Meta, të cilët ndodhen në tribunën qendrore sëbashku për të ndjekur ndeshjen.

Të pranishëm në tribunë janë gjithashtu edhe legjenda e futbollit Francesco Totti, Zvonomir Boban, Lorik Cana, kreu i UEFA-s Ceferin si dhe mjaft personalitete të njohur.