Rohani: SHBA hyri në luftë ekonomike me Iranin

TË FUNDIT

Presidenti iranian, Hasan Rohani ka deklaruar se me sanksionet ndaj dollarit, SHBA-ja hyri në luftë ekonomike me Teheranin si dhe duke përdorur mundësitë e sistemit bankar dhe institucioneve ekonomike shumëkombëshe, transmeton Anadollu.

Rohani këto kritika ndaj sanksioneve të reja amerikane ndaj Iranit i ndau me mediat pas takimit të Këshillit të ministrave në Teheran.

Ai shtoi se SHBA-ja ka për synim të mbyll të gjitha kanalet ekonomike të Iranit.

“Nuk ka të bëjë me sanksione, ka të bëjë me luftë ekonomike. Jemi në luftë ekonomike. SHBA-ja me dollarin, aktivitetet bankare dhe rrjetet si dhe përdorimin e financave dhe kompanive shumëkombëshe, kanë hyrë në luftë ekonomike me Iranin”, tha Rohani.

Presidenti iranian Rohani shtoi se SHBA-ja nuk kishin arritur të rinovojnë embargon e armëve në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

“SHBA nuk supozuan se 13 vende do të kundërshtonin. Ky është sukses dhe fitore për Iranin. Irani, ashtu si 40 vjet më parë, sot arriti fitore të madhe ligjore, politike dhe diplomatike”, tha Rohani./MIA