Rohani: Kërkesa e SHBA-së për biseda me Iranin është gënjeshtër

TË FUNDIT

Kërkesa e SHBA-së për biseda me Iranin është gënjeshtër, deklaroi sot presidenti iranian Hasan Rohani në televizionin shtetëror.

“Ata thonë ‘jemi të gatshëm për negociata’. Çka do të thotë ‘jemi të gatshëm për negociata’? Kush e braktisi tryezën negociuese? Kush e dogji dhomën negociuese? Këta ishin ata”, tha Rohani.

Presidenti iranian vlerësoi se kjo është “një gënjeshtër pas tjetrës, çdo ditë”.

Në fillim të qershorit, presidenti amerikan Donald Tramp, përmes Tuiterit, i ka bërë thirrje Iranit që të arrijë marrëveshje me Amerikën./MIA