“Rocky” me ofertë për kampionin e boksit, Tyson Fury drejt kinematografisë

TË FUNDIT

Pas suksesit të padiskutueshëm në boks, Tyson Fury mund të jetë aktori më i ri i Hollivudit. 34-vjeçari është në planet e aktorin të njohur Silvester Stalone i cili ka gati filmin e ri.

Aktori 76-vjeçar, i cili është regjisor i disa prej filmave të njohur në kionematografi, ka shprehur se dëshiron të ketë në një film të vetëm kampionin Fury dhe Jason Statham.

Stalone i thuri elozhe sportistit britanik, duke tentuar të bindë për të qenë pjesë e projekteve të tij.


“Ai është një forcë natyrale e natyrës dhe ka karizëm, pse nuk do ta donim? Për aq kohë sa i rreh të gjithë djemtë. Fury, je boksieri më i mirë i peshave të rënda që ka jetuar ndonjëherë dhe unë jam studiues boksi, e di këtë gjë shumë mirë”, tha Stalone.

Në anën tjetër, mbreti i ringut duket se e ka pëlqyer propozimin e bërë nga Stalone, e me shumë mundësi do të nisë karrierën e tij si aktor.

Kjo nuk është hera e parë që ndodh ky transformim, pasi edhe boksierë si Mike Tyson, Roberto Duran apo Joe Frazier kanë bërë debutimin e tyre në kinematografi.