Robini për Marigonën: Ti je fitorja më e madhe e më e çmuar e jetës sime

TË FUNDIT

Dy ditë më parë(9 maj), çifti i ëmbël, Robin Krasniqi dhe Marigona Krasniqi mbajtën ceremoninë e martesës në Prishtinë.

Çifti bën dasmë të madhe, me shumë të ftuar, ku të dy shkëlqyen.

E Robini nuk la pa i falënderuar të gjithë që e bën ditën e tyre edhe më të veçantë.

Për bashkëshortën e tij, ai thuri vargjet më të ëmbla.

“Fitorja më e madhe dhe më e çmuar në jetën time!
Ti bëre që dashuria të e mposht krenarinë.
Faleminderit që egziston dhe që nga tani ti je bashkëshortja ime.
Faleminderit Zoti im. Faleminderit familja ime.
Faleminderit shoqëria ime e dashur.
Faleminderit miqët e mi.
Ju, momentin më të bukur të jetës sime e festuat me plotë dashuri dhe u gëzuat shumë për ne.
Unë jam shumë me fat dhe i lumtur që ju kam
Faleminderit në pafundësi…
Festofshim gjithmonë së bashku
Zoti ju ruajt dhe ju dasht gjithmon o njerëzit e mi”, është shprehur ai në Instagram.

Kujtojmë që, mysafirë të shumtë nga bota e artit, televizionit e politikës, bashkë uruan dhe iu bashkuan gazmendit të çiftit të ëmbël./21Media