RMV, një i akuzuar për vrasje dhe tentim vrasje

TË FUNDIT

Prokuroria themelore publike – Shkup ka parashtruar aktakuzë kundër një personi i cili ngarkohet për vepër penale – vrasje nga neni 123, paragrafi 1 si dhe për vepër penale – Vrasje nga neni 123, paragrafi 1 në lidhje me nenin 19 nga Kodi Penal.

I akuzuari, më 2 shkurt të 2019-s, në rrugën lokale ndërmjet fshatrave Shishovë dhe Gllumovë, me armë zjarri, me vetëdije e ka privuar nga jeta një person, a një tjetër është përpjekur ta privojë nga jeta, njoftojnë nga MPB-ja.