RMV-ja zë vendin e saj në NATO, si një vend që do të thotë paqe, siguri dhe stabilitet në Ballkan – tha Shekerinska

TË FUNDIT

Ministrja e Mbrojtjes Radmila Sekerinska në një ceremoni ushtarake me rastin e kontigjentit të parë të Ushtrisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut në një mision të KFOR-it tha se para nesh mund të shohim 44 pjesëtarë të Ushtrisë të cilët do të tregojnë krah për krah gjithçka që dinë para kolegëve të tyre nga vendet aleate në misionin e KFOR-it në Kosovë, raporton TV21.

“Anëtarët e ushtrisë sonë nuk janë as të rinj dhe as të panjohur në misionet ndërkombëtare, por ajo që është me të vërtetë e ndryshme në lidhje me këtë mision dhe këtë rotacion të parë është fakti se për ne ky është misioni i parë si anëtar i NATO-s. Maqedonia e Veriut zë vendin e saj në NATO si një vend që do të thotë paqe, siguri dhe stabilitet në Ballkan dhe detyrimi ynë është të investojmë në stabilitetin e rajonit tonë, të kontribuojmë në stabilitetin rajonal, të ndihmojmë Ballkanin të jetë një vend më i qetë, më i mirë dhe më i prosperuar për të jetuar “, deklaroi Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska.