RMV, 4 të vdekur, 166 raste të reja me Covid-19

TË FUNDIT

Ministria e Shëndetësisë, informoi se gjatë 24 orëve të fundit nga 1419 testime të realizuara për të dyshuar të prekur me Covid-19 166 persona kanë rezultuar pozitiv me virusin korona.

Shkup-47, Kumanovë-17, Dibër-1, Shtip-23, Tetovë-12, Strugë-7, Manastir-1, Ohër-3, Kavadarc-9, Gostivar-15, Gjevgjeli-1, Strumicë-1, Demir Hisar-1, Mkedoniski Brod-10, Vinicë-2, Sveti Nikollë-2, Kërçovë-12 dhe Negotinë-2.

Gjatë 24 orëve të fundit Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 185 pacient të shëruar nga korona virusi.

Shkup-98, Kumanovë-17, Shtip-25, Manastir-8, Gostivar-15, Radovish-2, Probishtip-1, Sveti Nikollë-12, Kërçovë-3 dhe Resnjë-4.

Betejën me virusin korona 24 orët e fundit e kanë humbur 4 pacient. Shkup-1, Kërçovë-1, Shtip-1 dhe Manastir-1.