Janë rikthyer protestat në Konjare. Shkak, kompania “Progres kompani” është duke vazhduar të gërryejë tokën për të cilën banorët disa herë kanë protestuar dhe në emisionin “Click Oda në Konjare” kërkuan ndërprerjen e punimeve, pasi siç thonin “rrezikon shëndetin dhe sigurinë e tyre”.
Banorët thonë se në momentin kur kanë dalë për të penguar gërryerjet e tokës, një banor është sulmuar me veturë nga pronari i kompanisë “Progres Kompani”.
Kjo i ka nxitur banorët të grumbullohen dhe të shprehin pakënaqësinë nëpërmjet protestës së paorganizuar.
TV21 ka kontaktuar edhe pronarin e “Progres Kompani”, ai mohon se ka sulmuar me veturë banorët dhe siguron se rastin e ka parë edhe policia.
Deri tash në MPB nuk kanë informacione se në Konjare ka pasur ndonjë incident të tillë.
Më shumë detaje për rastin do të njoftojmë në edicionin qendror të lajmeve në ora 18:30.
