Rita sjell versionin akustik të mini-albumit të saj

TË FUNDIT

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, publikoi versionin akustik të këngëve të saj të reja.

Bëhet fjalë për këngët “Big”, “Bang Bang”, “Mood” dhe “Ther One”, të cilat janë pjesë e mini-albumit të saj më të fundit, të titulluar “Bang”.

Rita ka sjell versionin akustik të këtyre këngëve në kanalin e saj në YouTube si dhe të gjitha platformat muzikore.

Këtë, Rita 30 vjeçe, e bëri të ditur përmes një postimi në Instagram.

Ndryshe, Rita është duke qëndruar këto kohë në Australi, pasi është zgjedhur të jetë anëtare e jurisë në spektaklin “The Voice Australia”./21Media