Rita Ora luan në “Twist”, u publikua traileri i filmit

TË FUNDIT

Sukseset e artistes kosovare me famë ndërkombëtare, Rita Ora nuk po kanë të ndalur. Përveç sukseseve në muzikë dhe bashkëpunimit me brende të njohura botërore, Rita së fundmi do të luajë edhe në një film, shkruan tv21.tv

Artistja do të shfaqet në filmin “Twist” dhe ka rolin e Dodge. Për këtë rol, ylli botëror u shpreh se ndihet mjaft e nderuar. Artistja në instagram, ku numëron 16 milionë ndjekës deklaroi se është kënaqësi të punojë me siç shkroi ajo: heronjtë e mi të aktrimit.

“Ishte një nder të fitoja shansin për të punuar jo vetëm me një nga heronjtë e mi të aktrimit të të gjitha kohërave Michael Caine, por me kastin më të mirë që ishin thjesht një kënaqësi për të punuar! Unë jam duke luajtur si Dodge, mezi pres që të gjithë të shihni !!”, shkroi Rita në instagram, krahas trailerit të “Twist”.

Filmi përfshin një kast britanik me të gjitha yjet, duke përfshirë dy herë fituesin e Çmimit të Akademisë Sir Michael Caine (The Dark Knight) si Fagin, Lena Headey (Game of Thrones) si Sikes, Rita Ora (50 Shades of Grey trilogy) luan Dodge, Franz Drameh (Legends of Tomorrow) si Batesey, Sophie Simnett (Daybreak) si Red dhe Raff Law – djali i Jude Law dhe Sadie Frost – në rolin kryesor të Oliver Twist.

Kujtojmë që, Rita Ora ka luajtur në filmat: “Spivs” (2004), “Fast & Furious 6” (2013), “Fifty Shades of Grey”, “Southpaw” (2015), “Detective Pikachu” (2019)./21Media