Rita Ora konfirmon këngën e re

TË FUNDIT

Rita ka konfirmuar se këngën e saj solo do ta lëshojë më 11 maj. Këtë ylli e ka konfirmuar në një intervistë në “The Breakfust Club”. Ajo nuk tregoi titullin e këngës, por në muajin nëntor të vitit të kaluar kishte thënë se kënga e re do të quhet “Testosterone”.

Këngëtarja e njohur me prejardhje shqiptare, Rita Ora, ka konfirmuar se në muajin maj do të lansojë këngën e re.

Ajo nuk ka sjell këngë solo që prej “I Will Never Let You Down” të lansuar majin e kaluar, por ka sjell duete me Charles Hamiltonin dhe Charli XCX.

Albumi i dytë i Ritës pritet të vijë më vonë gjatë vitit.

Ora është duke zhvilluar karrierë edhe si aktore. Ajo ishte pjesë e filmit të njohur “Fifty Shades of Grey” dhe është konfirmuar se do të jetë pjesë edhe filmave tjerë të kësaj serie.