Këngëtarja shqiptare, Rita Ora është befasuar në Dusseldorf të Gjermanisë, përcjell TV21. Rita pa dijeni, rastësisht është futur në një restorant, i cili rezultoi të jetë nën pronësi të shqiptarëve. Këngëtarja me prejardhje nga Kosova ka shkëmbyer disa fjalë me të pranishmit ndërsa shijoi edhe picat e restorantit.
“Mirëmbrëma. Si jeni? Shqiptarët bëjnë më të mirën nga gjithçka! Picaa!!! Kshyre mor çfarë pica po bëni këtu në Dusseldorf”, dëgjohet duke thënë Rita në gjuhën shqipe.
