Futbollisti i reprezentacionit, Milan Ristovski në një intervistë për TV21 tha se pas fitores në play-off me ndaj Italis, shpreson që të vazhdohet rruga e suksesit edhe ndaj Portugalisë, duke e kualifikuar Maqedoninë në botërorin 2022.
“Nuk na mbetet asgjë tjetër përveç se të japim sërish gjithçka nga vetja. Të besojmë në vetvete si deri më tani dhe sinqerisht besoj dhe shpresoj për rezultat pozitiv”, tha Ristovski.
I pyetur për yjet si Cristiano Ronaldo, Ristovski tha se edhe Italia ka të njëjtin kalibër të lojtarëve por që me vetëbesim kemi arritur fitoren.
“Sikurse edhe Italia, e pamë që mundemi. Italia ka tipin e njëjtë të lojtarëve. Yje të mëdha, por vetëm me vetëbesim, shpresoj që do ta gëzojmë Maqedoninë sërish sikur se në këtë ndeshje”, tha Ristovski.
