Ristovski: Do të ketë takime me gjimnazistët; Arsimtarët: mbështetje për nxënësit!

TË FUNDIT

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Spiro Ristovski deklaroi se planifikon bisedime me nxënësit për të zgjidhur problemet me testimin ekstern. Ai shtoi se po punohet për përparimin e konceptit të testimit ekstern dhe se në bazë të sugjerimeve do të krijohen edhe politikat qeveritare.

Nga Plenumi i Arsimtarëve thonë se plotësisht e mbështesin Plenumin e nxënësve të shkollave të mesme dhe se solidarizohen me të gjitha aktivitetet e tyre për cilësi më të lartë të arsimit, në të gjitha nivelet.

Javën e kaluar, nxënësit e shkollave të mesme organizuan një protestë masive, për, siç thanë, t’ia kujtuar ministrit të arsimit se, edhe pse u është premtuar, deri tani, askush nga ministria nuk është takuar me ta. Ata kërkuan ndryshime në testimin ekstern.

Aleksandra Smilevska