Riorganizmi i institucioneve shtetërore nga viti 2024! Do të shkarkohen drejtorë dhe disa agjenci do të mbyllen

TË FUNDIT

Riorganzimi i sistemeve ministrore do të mbyll disa agjenci, në fakt disa institucione do të shuhen, ndërsa të tjera do të krijohen. Kjo nuk nënkupton zvogëlim të numrit të punëtorëve, por vetëm të drejtorëve që udhëheqin me drejtori të caktuara, të cilat do të shkrihen në institucione tjera, ndërsa të punësuarit vetëm do të transferohen. Kështu deklaroi Admirim Haliti, ministër i Administratës dhe Shoqërisë Informatike, që është lidere e projektit për riorganizim.

“Kjo në praktikë do të thotë se disa institucione, agjenci, do të bashkohen në një sepse tani për tani ka konstatime nga ekspertët se kryejnë punën e njëjtë, kështu që të jenë një e jo dy e tri si në disa raste.  Një ashtu do të ketë agjenci që do të mbyllen, gjegjësisht transferohen në ministri të tjera, sepse ekspertët konstatojnë se nuk ka nevoje për agjenci me shtatë anëtare në këshill drejtues dhe drejtorë”, tha Admirim Haliti – ministër i Administratës dhe Shoqërisë Informatike.

Tani është faza e pilotimit për procedurën e riorganizimit dhe ka nisur në tri ministri, në atë të Administratës, Ekonomisë dhe Bujqësisë. Mbi sfidat e implementimit të këtij procesi foli euroambasadori David Geer.

“Ky proces është i ndërlikuar, paraqet sfidë politike. Unë vetë vij nga një institucion dhe e di se kur të propozohen ndryshime, gjithnjë ka nga 1000 arsyetime se përse nuk duhet të ndërrohen gjërat

dhe 1000 refuzime. Kjo kërkon angazhim dhe përfshirje të të gjitha institucioneve që janë të lidhura me procesin. Të njëjtat duhet të jenë pjesë të debatit, kjo është me rëndësi sepse nuk ka ligj të themeluar nga UE në lidhje me strukturën kushtetuese dhe as nuk ekziston një model i vetëm në mes të vendeve anëtare të BE,  kështu që ka një sërë mundësish për zgjedhje”, pohoi Dejvid Gir – shefi i delegacionit të BE.

Zv/kryeministri i parë Artan Grubi tha se pas përfundimit të procesit të pilotimit, Qeveria do të angazhohet që nga janari 2024 të nisë procesin e riorganizimit në mënyrë efektive. Ai bëri thirrje deri atëherë për mbështetje të plotë nga të gjithë aktorët politikë.

“Reforma, procesi i riorganizimit është një ndërmarrje të cilën kjo qeveri e ka për synim dhe e ka për përgjegjësi. Njëzëri është miratuar në qeveri me përkrahjen e gjithë pjesëmarrësve, është një proces i cili ka përfshirë edhe opozitën gjatë pjesës së konsultimeve dhe kërkon mbështetje me dy të tretat në Kuvendin e RMV për tu realizuar”, pohoi Artan Grubi – zv/kryeministër i parë.

Me këtë projekt do të shmanget praktika e krijimit të institucioneve të pavarura jashtë ligjit, sikurse krijoheshin institucione dhe agjenci me ligje të posaçme, kështu që e gjithë kjo do të hyjë nën një ligj dhe do të krijohet strukturë e re e punës së administratës publike, me këtë ajo do të jetë më ekonomike, më përgjegjëse, më transparente dhe më efikase para qytetarëve, tha udhëheqësja e projektit Sllagjana Taseva. Projekti implementohet në kuadër të IPA projektit dhe përkrahet financiarisht nga delegacioni i BE.