Rina Balaj plotëson dëshirën e fansave

TË FUNDIT

Këngëtarja, Rina Balaj rreth tre javë më parë ka paralajmëruar fansat se pas shumë kërkesave, ajo do ta publikoj këngën për të cilën thoshte se nuk do ta publikonte kurrë.

”Pas shumë kërkesave të këngës “Si ti” kam vendos që me e lansu brenda muajit maj. Doli të jetë një këngë e mrekullueshme”, thoshte Rina.

Mirëpo tani meqë jemi në muajin maj rep-artistja 23-vjeçare, ka postuar një sekuencë të shkurtër të këngës ”Si ti”, teksa ka treguar se do të publikohet shumë shpejtë, sepse rreth 90% e punës është kryer.

Në video artistja, dëgjohet duke iu biseduar me ekipin në gjuhën angleze.

”Mos guxo të përpiqesh të rregullosh anglishten time”, ka shkruar ajo krahas videos.