Liqeni Treska një pejzash i bukur i lënë në mëshirë të fatit.
Shpesh herë përmendet nga funksionarë të ndryshëm, por fjalët nuk arrijnë deri tek punët për tu rregulluar ky liqen artificial.
Mbrëmë në emisionin Click Plus kryetari i qytetit të Shkupit Petre Shilegov tha se kompetencat për Treskën nuk ia ka dhënë ai Komunës së Sarajit por këtë e ka bërë paraardhësi i tij, Koce Trajanovski.
Petre Shilegov Kryetar i Qytetit të Shkupit:
“Nelloski: Liqeni Treska?
Shilegov: Opa, kush ja dha kompetencat komunës së Sarajit?
Nelloski: Mirë mirë.
Shilegov: Jo jo kush e ka dhënë liqenin e Treskës.
Kryetari i Komunës së Sarajit Blerim Bexheti thotë se deri sa ka qenë nën kompetencat e Qytetit të Shkupit, Liqeni i Treskës vetëm se është shkatërruar.
“Nuk është në nivel të tyre që të diskutojnë për kompetencat pse i janë dhënë Komunës së Sarajit. Ato mund ta trajtojnë politikisht por Liqeni Treska ndodhet në Komunën e Sarajit. Dhe për vite të tëra është shkatërruar. Prej momentit që e kemi ne në menaxhim Liqenin Treska sot flitet se deri ku kemi arritur me projekte kjo është një dëshmi më e mirë se ka qenë një vendim i drejtë”, tha Blerim Bexheti Kryetar i Komunës së Sarajit.
Bexheti më tej shtoi se shumë shpejt pritet të miratohet edhe plani detal urbanistik për liqenin.
Shkuam tek Liqeni Treska. Rregullimi i ambientit lë shumë për të dëshiruar.
Afrim Jonuzi, gazetar:
“Çdo herë para zgjedhjeve banorëve të Sarajit u është premtuar se do të ndryshohet gjendja e Liqenit Treska, si dhe do të ketë investime të huaja për rregullimin e këtij Liqeni. Por asnjëherë kjo nuk ka ndodhur. Këtë e kanë premtuar kryetarët e qytetit të Shkupit dhe kryetar të Komunës së Sarajit.
Liqeni Treska gjendjet afër vendit turistik Matkë.
Por edhe pse nuk është në gjendjen e saj më të mirë, ky vend përsëri mbledh vizitorë të qyteteve të ndryshme gjatë kohës së verës.
