Rikthehet “Dasma e Galiçnikut”, manifestimi tradicional kulturor-turistik nis këtë të premte

TË FUNDIT

Pas një viti pauzë, për shkak të pandemisë, këtë vit rikthehet manifestimi tradicional kulturor-turistik “Dasma e Galiçnikut”. Do të nisë të premten e do të zgjasë deri të dielën. Si zakonisht, do të mbahet me të gjitha traditat e zonës, me veshje tradicionale e këngë burimore. Këtë vit nusja dhe dhëndri janë Katerina dhe Filipi. Organizatorët bënë thirrje për respektim të masave kundër Kovid-19.

 “Fillon më 17 korrik, të shtunën, në orën 19.30 me zbukurimin dhe rregullimin e bajrakut dhe me tre të shtëna me pushkë. Dasma do të mbahet do të mbahet më 18 korrik në kishën “Shën Apostujt Petar dhe Pavle”, ceremonia do të përfundojë me shkuarjen e krushqve dhe urimet për shëndet deri në vitin tjetër”, tha Aleksandar Kostiq – kryetar i manifestimit – Bashkësia Lokale “Galiçnik”.