Rikthehet Banksy, artisti i rrugës vepër të re kundër dhunës ndaj grave

TË FUNDIT

Banksy është kthyer sërish në skenë me veprën e tij të parë për këtë vit, pas atyre të nëntorit të kaluar mbi Ukrainën e gërryer nga lufta.

Këtë herë, artisti anonim ia ka kushtuar pikturën e tij, të publikuar në ditën e Shën Valentin

Në profilin e tij në Instagram, Banksy publikoi disa foto të veprës së tij të re të quajtur “Masakra e Shën Valentinit”.

Piktura është shfaqur në një mur të bardhë, që sipas gazetës britanike “The Independent”, ndodhet në GROS-VENOR PLLEJS, një qytezë në Anglinë jug-lindore.

Ajo portretizon një grua shtëpiake të gëzuar të viteve 50, e veshur me doreza të verdha për larjen e enëve dhe një përparëse mbi fustanin me kuadrate, teksa shtyn bashkëshortin në një frigorifer. Gruaja ka një sy të fryrë dhe një dhëmb të munguar.

Në fotot e postuara nga artisti me origjinë nga Bristoli, përtokë, përpara veprës, përveç frigoriferit nga i cili dalin këmbët e burrit, ka një shumëllojshmëri mbeturinash, mes të cilave një karrige e bardhë e thyer, një arkë blu dhe një shishe birrë e boshatisur.