Rikthehet Adelina Ismajli por jo si këngëtare …

TË FUNDIT

Nisja e sezonit të ri televiziv pritet të sjellë mjaft surpriza në ekranet shqiptare. Një ndër ta do të jetë edhe rikthimi pas një shkëputje të gjatë i këngëtares Adelina Ismajli në skenën shqiptare, por jo me një projekt muzikor.

Këngëtarja po përflitet të jetë njëra nga konkurrentet e edicionit të dytë të spektaklit “Dance with me”.

Ndër emra të tjerë të cilët po diskutohen si konkurrentë në këtë garë vallëzimi janë edhe Ingrid Gjoni, Irena Kita, Cekja (Sejfulla Myftari), Roza Lati, Arilena Ara dhe Albërie Hadërgjonaj.

Kujtojmë se fitues i edicionit të parë të këtij spektakli u shpall dyshja Sabri Fejzullahu dhe Rozana Radi.