Rikonstruktohet rruga “Ahmet Hajdari” në Gazi Babë! Mexhiti: Do ta rrisë sigurinë dhe do ta lehtësojë qarkullimin

TË FUNDIT

Zëvendëskryeministri i parë, njëherazi edhe kandidat i VLEN-it për kryetar të Çairit, Izet Mexhiti, doli në terren për të inspektuar punimet që po bëhen në rrugën “Muhamed Ajdari” në Gazi Babë. Ai tha se po bëhet rikonstruktimi i plotë i kësaj rruge dhe se banorët së shpejti do të mund të lëvizin pa pengesa. Investimi është bërë nga programi i qeverisë me rreth 3 milionë denarë.

“Bëhet rikonstruimi total i rrugës, që do të rrisë sigurinë do të lehtësojë qarkullimin e qytetarëve në këtë rrugë. Pra është investim diku 3 milion denarë, është investim nga programi i qeverisë në mbështetje të komunave. Tregon bashkëpunimi i shkëlqyeshëm ndërmjet dy pushteteve, pushtetit lokal dhe qendror, realizohen projekte në interes të qytetarëve”, tha Mexhiti.