Po bëhet rikonstruktimi i rrugës “Dame Gruev”.
“Pas shumë vite pritje është duke u rikonstruktuar një ndër rrugët kryesore të Qytetit të Shkupit – rruga ‘Dame Gruev’, raporton Fazile Halili, gazetare TV21.
Mjetet financiare për rikonstruimin e kësaj rruge, Drejtori i Ndërmarrjes “Rrugët. dhe Rrugicat” Sait Saiti, thotë se janë të siguruara nga Qyteti i Shkupit.
“Ne si ndërmarrje “Rrugë dhe rrugica” kemi filluar me rikonstruktimin e rrugës “Dame Gruev” me urdhër pune të Qytetit të Shkupit për rikonstruimin e gjithë rrugës”, pohoi Sait Saiti drejtor i ndërmarrjes “Rrugët dhe Rrugicat”.
Por rrugica që nga “Dame Gruev” të çon te Gjykata Administrative vazhdon të mbetet me gropa. Kryetarja e Shkupit Danella Arsovska thotë se nuk është në kompetenca të Qytetit.
“Ajo nuk është në kompetencat tona, por nëse kërkon kryetari dhe nëse nuk është në plan tek ai, ne mundemi gjithashtu të ndihmojmë”, pohoi Danella Arsovska, kryetare e Qytetit të Shkupit.
Nga Komuna Qendër u përgjigjën se kjo rrugicë tani për tani nuk do të rikonstruktohet.
“Nuk është e paraparë me program për tani. Nëse ka ndonjë dëmtim mund të servisohet, megjithatë rikonstruktim të plotë tani për tani nuk ka”, thonë nga Komuna Qendër.
Rruga “Dame Gruev” është njëkahëshe në qendër të Shkupit, ndërsa me vite ka qëndruar e amortizuar, bashkë me rrugicën që të çon tek objekti i ri i Gjykatës Administrativ.
