Riker: SHBA-ja dhe BE-ja mbeten të angazhuara në procesin e normalizmit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë

TË FUNDIT

Zëvendës sekretari amerikan i Shtetit për Evropë dhe Euroazi, Filip RIker sot në Bruksel do të takohet me Mirosllav Lajçakun, përfaqësuesin e posaçëm të BE-së për zgjidhje të kontestit mes Serbisë dhe Kosovës.

Në përgjigje të pyetjes së gazetarëve në brifingun e mbrëmshëm telefonik, Riker theksoi se SHBA-ja mbetet e angazhuar në procesin për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Përfaqësuesi i ri i BE-së është i njoftuar shumë mirë me rajonin dhe këto çështje. Nesër do të kem mundësi të takohem me të në Bruksel, dhe mezi po pres”, deklaroi Riker, duke shfaqur shpresë se dy shtetet mund të ndërmarrin hapa për arritje të përparimit.

“Ambasadat tona në Prishtinë dhe Beograd mbeten aktive, dhe janë në kontakt të afërt me qeveritë e atjeshme, për t’i inkurajuar të gjejnë mënyrë për të lëvizur përpara”, tha ai.

SHBA-ja vazhdon të punojë me BE-në dhe me të gjitha palët e interesuara që procesi të rrjedhë dhe i jep mbështetje dialogut të rifilluar.

Riker potencoi se Riçard Grenell, përfaqësuesi i posaçëm i Shtëpisë së Bardhë për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, ka punuar me dy shtetet, me qëllim që t’i përmirësojnë ekonomitë dhe jetën e qytetarëve.

Negociatat mes Prishtinës dhe Beogradit, të cilat nga fundi i qershorit duhej të mbaheshin në Shtëpinë e Bardhë, u anuluan, pasi që paraprakisht Gjykata speciale ndërkombëtare në Hagë ngriti aktakuzë për krime të luftës najh presidentit kosovar, Hashim Thaçi, i cili i hedhë poshtë akuzat.

Para fillimit zyrtar të gjykatave, si dëshmitar në proces, ndërkaq në cilësinë e një prej ish-themeluesve të UÇK-së, është thirrur edhe Ali Ahmeti, kryetari i BDI-së, partisë më të madhe shqiptare politike në Maqedoninë e Veriut.