Bashkë jemi në NATO. Një familje, një e ardhme. Të bëheni pjesë e kësaj Aleance, Maqedonia e Veriut e ka sinjalizuar përkushtimin e saj të kontribuojë në sigurinë globale dhe demonstroi efikasitet në politikën e dyerve të hapura të NATO-s. Tani kur Maqedonia e Veriut ka vend në tryezën si anëtare e Aleancës më të fuqishme ushtarake botërore ne presim se këtë do ta shfrytëzoni që të kontribuoni në këtë aleancë.
Këtë sot përmes një video porosie e theksoi ndihmës sekretari shtetëror i SHBA-së për Evropë dhe Euroazi, Filip Riker duke uruar përvjetorin e parë të anëtarësimit në NATO të Maqedonisë së Veriut.
“Para një viti më 27 mars edhe krahas pandemisë vdekjeprurëse që i trazoi vendet e botës, qëndrojmë bashkë me ushtruesin e detyrës të ambasadës së Maqedonisë së Veriut, Vilma Petkovska këtu në Departamentin e shtetit në Uashington kur vendi e ka deponuar instrumentin e inkuadrimit në NATO dhe atëherë ku e përshëndetëm si anëtare e 30-të e aleancës së NATO-s”, ka thënë Riker.
Ai ka dërguar urim me rastin e përvjetorit të parë të NATO-s deri te presidenti Stevo Pendarovski, kryeministri Zoran Zaev dhe siç tha, deri te të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut për këtë të arritur të madhe që ka qenë qëllim strategjik që nga viti 1999 kur vendi i juaj vendosi të bëhet anëtare e plotfuqishme e NATO-s.
Riker ka thënë se qasja drejt NATO-s do të thotë detyrim ndaj sigurisë globale dhe vlerave dhe se aleatët e NATO-s punojnë krah për krah me partnerët tanë të promovojnë dhe mbajnë atë siguri dhe të koordinojnë përpjekjet strategjike mbrojtëse.
“Maqedonia e Veriut ndoshta është mirë e pozicionuar të ofrojë këmbim të përvojave dhe ekspertizës e cila do të ndihmojë për sigurinë kolektive. Pres se do të vazhdoni të poziciononi trupat e juaj dhe të mbështesni misionet e NATO-s dhe do të ftoni aleatët të stërviten në poligonin e juaj në Krivollak”, tha Riker.
Ai ka shtuar se SHBA e inkurajojnë vendin të shfrytëzojë zërin e saj edhe në nivel politik të shpërndajë përvoja dhe të punojë në frymën e solidaritetit.
“SHBA e riafirmon përkushtimin e saj në integrimin euroatlantik të Maqedonisë së Veriut. I përshëndes përpjekjet e kryeministrit Zoran Zaev, zëvendëskryeministrit Nikolla Dimitrov, ministrit për Punë të Jashtme Bujar Osmani dhe të gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut që ta arrijnë këtë qëllim”, tha Riker.
Ai nënvizoi se çfarëdo sfida të qëndrojnë në rrugë, SHBA qëndrojnë afër Maqedonisë së Veriut në përpjekjet e saja të ndërtojë të ardhme më të mirë.
“Anëtarësimi në BE do ta rrisë stabilitetin rajonal dhe lidhshmërinë politike dhe ekonomike me Evropën dhe do ta forcojë partneritetin transatlantik. Përpjekjet e juaja dhe diplomacia e juaj e guximshme që u pa përmes Prespës bashkë me përkushtimin për marrëdhënie të fqinjësisë së mirë kontribuojnë në formësimin e të ardhmes së rajonit në Ballkanin Perëndimor”, tha mes tjerash Riker.
