Vazhdimisht shtohet numri i pacientëve të infektuar me virusin korona që kanë nevojë të hospitalizohen , informoi sot Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, duke treguar se prej sot do të fillojnë me punë spitali modular pranë Klinikës për sëmundje infektive, reparti infektiv në “8 Shtatori”, një qendër shtesë i Institutit për tuberkuloz dhe dy qendra në suaza të Shtëpisë Shëndetësore, që me shumë gjasa do të jenë poliklinikat “Jane Sandanski” dhe “Gjorçe Petrov”.
Më tej tregoi se është bërë orari i mjekëve dhe sipas atij sistemi në komunikim të përhershëm të cilin e kemi do të ridërgohen pacientët me qëllim që t’u jepet trajtim adekuat spitalor. Ministri thotë po ashtu se kanë siguruar numër të mjaftueshëm të shtretërve spitalor dhe furnizim me oksigjen.
“Presion më të madh ka në spitalet në Tetovë dhe në Gostivar, në Strugë gjithashtu po përforcohet. Në Tetovë janë hospitalizuar 90 pacientë, në Gostivar 70, repartet e tyre interne infektive janë me kapacitet të plotë dhe kanë hapësirë edhe për disa pjesë plotësuese të repartit. Spitali në Leshok është plot me pacientë të cilët kanë nevojë për pranim dhe sipas asaj në mëngjes kemi bërë koordinim në lidhje me atë ku dërgohen pacientët. Gjatë fundjavës kishte presion të madh si nga ato qytete, ashtu edhe këtu nga Shkupi në lidhje me Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Institutin për Tuberkulozë, dhe ato kapacitete plotësisht janë mbushur”, tha Filipçe./TV21
