Ribalanci i buxhetit në Kuvend! Besimi: Do ta ruajmë stabilitetin e ekonomisë dhe të qytetarëve

TË FUNDIT

Kriza ekonomike dhe energjetike e shkaktuara nga pushtimi rus ndaj Ukrainës e imponoi nevojën për rebalanc të buxhetit. Ministri i financave Fatmir Besimi në prezantimin e ekspozesë theksoi se po vazhdohet me konsolidimin e buxhetit për masat e drejtuara për ballafaqim me krizën, për nevojat më të ndjeshme të qytetarëve dhe ekonomisë. Kjo do të arrihet përmes masave kundër krizës, me rritjen e pensioneve dhe rrogës minimale, me rritje të përkrahjes së kategorive sociale dhe rritje të subvencioneve për bujqit me qëllim që të nxitet prodhimtaria vendase, tha Besimi.

Nga pushteti paralajmëruan se me rebalancin e buxhetit do të ketë masa serioze për ballafaqim me krizën. E thirrën opozitën që të mos bllokojë por të kontribuojë për miratimin e rebalancit.

“Përmes këtij rebalanci realizohet kursim serioz i mjeteve që do të shfrytëzohen si ndihmë e drejtpërdrejtë për qytetarët dhe ekonominë. Në këtë mënyrë sigurohen 76 milionë euro për mbështetje të qytetarëve dhe ekonomisë si dhe 52 milionë euro shtesë si përkrahje të bujqve, për rritjen e rrogave dhe pensioneve”, tha Marija Georgievska, LSDM.

Opozita me kritika për rebalancin e propozuar, thonë se dëshmon se ekonomia vendore është shkatërruar dhe se vazhdimisht po rritet varfëria.

“Ky rebalanc është provë e drejtpërdrejtë se Maqedonia për momentin është në falimentim, e shkatërruar në aspekt ekonomik, vend i plaçkitur dhe vend i cili me hapa të shpejtë hapëron drejtë varfërisë së thellë. Kemi inflacionin më të lartë në histori, prej 12%, borxh më të lartë publik në histori, shpërthim të çmimeve të produkteve themelore ushqimore, çmim treshifor të derivateve, energji elektrike e cila shtrenjtohet çdo 6 muaj ndërsa na pret rritje të re të çmimit për edhe 10% minimum, rroga më të ulëta në rajon, rritje më të ulët ndërsa koalicion më të pasur qeveritar”, theksoi Bojan Stojanovski, VMRO-DPMNE.

Për rebalancin e propozuar të buxhetit janë dorëzuar 204 amendamente prej të cilëve mbi 170 janë të VMRO-DPMNE-së, 28 të ASH-së, ndërsa pushteti ka dorëzuar 2 amendamente. Rikrijimi i arkës shtetërore parasheh që të ardhurat të jenë 245,8 miliardë denarë ndërsa të dalat planifikohen në nivel prej 288,5 miliardë denarë. Rritja ekonomike është projektuar në 3,2% që është 1,4% më pak nga buxheti i projektuar ndërsa inflacioni është projektuar në 7,2%. Deficiti parashihet që të jetë 42,7 miliardë denarë ndërsa për pagesën e borxhit të jashtëm dhe të brendshëm planifikohen huamarrje të reja.