Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në emisionin “10 minuta” në TV21 theksoi se nga viti 2017 deri në vitin 2021 në Maqedoni ka rritje të prodhimit të grurit dhe pritet që deri në fund të korrikut të ketë korrje të re.
“Deri atëherë ne do të mbulojmë plotësisht nevojat e brendshme”, tha Bekteshi.
Ministri shtoi se për momentin rezervat shtetërore nuk janë vënë në përdorim.
