Rexhepi: Pse ata që punojnë jashtë paguajnë tatim? Mickoski: Nëse kanë paguar atje, duhet të dorëzojnë dokumente për këtë

TË FUNDIT

Deputeti i Frontit Evropian, Skender Rexhepi, kërkoi përgjigje nga kryeministri Hristijan Mickoski sipas cilave kritere ata që punojnë jashtë vendit duhet të paguajnë tatim mbi pronën dhe tatim mbi të ardhurat, ndërsa nga ana tjetër qytetarët i ndajnë në rezidentë dhe jorezidentë dhe kur ndahen mjetet komunale apo përfitime të tjera, këto nuk merren parasysh, përcjell TV21. Mickoski u përgjigj se secili që ka pronë do të paguajë tatim, ndërsa për ata që kanë punuar jashtë vendit, DAP bën përpjekje të kontaktojë kompanitë për të marrë dokument që tatimi është paguar tashmë.

“Qeveria kur është në pyetje tatimi për t’u paguar nuk i ndan në jorezidentë dhe rezidentë. Për pronën dhe për pasuritë e paluajtshme duhet të paguhet tatim, pa dallim, ndoshta ka një kategori që vetëm dy javë është këtu në vend, por edhe ata paguajnë tatim”, tha Skender Rexhepi – Fronti Evropia.

 “Nuk ua kërkojmë paratë nëse janë të tatimuara atje, askush nuk ua kërkon, as DAP dhe as dikush tjetër. Vetëm duhet të dorëzojnë dokumente. Nëse nuk kanë dokument, le t’i paraqesin dhe ne me detyrë zyrtare do të kërkojmë. Nuk duam padrejtësi, por ajo që është e shtetit, e qytetarëve, e jona, e juaja, e të gjithëve, do të duhet të mblidhet”, deklaroi Hristijan Mickoski – kryeministër .