Rexhepi i reagon Mickoskit: VMRO-DPMNE mund të sheh vetëm ëndrra se mund të ketë mandat për qeverisje

TË FUNDIT

Nënkryetari i Lëvizjes Besa, Kastriot Rexhepi, parti e cila është pjesë e koalicionit “Mundemi” të udhëhequr nga LSDM-ja, ka reaguar ndaj kreut të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski i cili ka deklaruar se nuk e përjashton Besën si opsion për të bërë koalicion pas zgjedhjeve.

“E para, VMRO-DPMNE me këtë mendësi mund të sheh vetëm ëndrra se mund të ketë mandat për qeverisje. Thjesht kjo është një retorikë e njejtë me ata që shohin “ëndrra”, pasi që të vetmet parti që nuk ndryshojnë në koncept dhe veprim janë ish regjimi VMRO-BDI, dhe ata janë të vetmit që mund të bëjnë koalicion, por kësaj rradhe në opozitë. Lëvizja BESA është e bindur në fitoren e 15 korrikut, duke siguruar mandat të plotë dhe duke i lënë bashk në opozitë komplet regjimin e kaluar.
Koalicioni MUNDEMI është koncept i progresit, zhvillimit dhe përkushtimit për të siguruar të ardhme më të mirë për qytetarët e Maqedonisë së Veriut” ka shkruar Rexhepi në Facebook.

Dëgjova se kryetari I VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski paska thënë se nuk e përjashton edhe Lëvizjen BESA si opcion për të…

Gepostet von Kastriot Rexhepi am Samstag, 4. Juli 2020