Rexhepi: Do vazhdoj të jem me Alternativën, nënshkrimi im mbetet vetëm nëse largohen nënshkrimet e deputetëve nga “E Majta”

TË FUNDIT

Deputeti i Alternativës, Skender Rexhepi-Zejdi në një deklaratë për TV21 tha se nënshkrimi i tij për shumicë të re parlamentare do të mbetet vetëm me kusht nëse largohen nënshkrimet e dy deputetëve nga “E Majta”.

“Do e lë nënshkrimin tim aty, me kusht që të largohen dy të tjerët që janë nënshkruar pas meje ,që janë nga “E Majta” dhe në të shtohen edhe 10 tjerë, unë do jem zëri që do e luftojë të keqën të quajtur BDI tek shqiptaret, por jo me këto lloj kushtesh”, tha mes tjerash Rexhepi.

Rexhepi tha se do të vazhdojë të mbetet në subjektin politik Altenrativa.

“Unë jam i Alternativës, do vazhdoj të mbetem i Altenrativës, deri sa të harxhoj gjithçka. Besoj në idealin e Altenrativës, në njerëzit që duhet ta mbartin këtë proces. Besoj që organet e Alternativës do të sjellin vendimin më të mirë të mundshëm që është në interes të shqiptarëve”, deklaroi Rexhepi.