Restorantit “Casa Cruz” i është pezulluar licenca për gjashtë javë, pasi organizoi një mbrëmje për ditëlindjen e Rita Orës gjatë bllokimit.
Këngëtarja 30 vjeçare u kritikua për ndejën që organizoi për ditëlindje me miqtë në restorant në nëntor dhe duke shkuar kundër kufizimeve zyrtare të qeverisë në mes të pandemisë së koronavirusit.
Është pohuar se ekipi i Ritës kishte ofruar 5000 funta për të organizuar darkën, transmeton tv21.tv.
Besohet se ishin rreth 17 njerëz të pranishëm./21Media
