Restauranti i Rene Redzepi nga Tetova, zgjidhet më i miri në botë

TË FUNDIT

Restauranti “NOMA” në Kopenhagë që është në pronësi të Rene Redzepi nga Tetova, zgjidhet i pari në mesin e 50 restauranteve më të mira në botë. Këtë informacion e bënë të ditur në faqen zyrtare në instagram të restorantit “NOMA”.

Në një video shihet që stafi i restaurantit po e festojnë këtë fitore të madhe.

Ngjarja e shumëpritur e kuzhinës u zhvillua në Antwep, Flanders, e cila nisi më 3 tetor dhe përfundoi sonte në finalen e madhe dhe me fitoren e Rene Redzepi nga Tetova.

Kujtojmë se “Noma” ka udhëhequr listën prej 50 restoranteve më të mira në botë në vitin 2010, 2011 dhe 2012.