Respektoni masat, mos besoni teori konspirative, u tha dibranëve Hekuran Duka

TË FUNDIT

Lufta kundër Kovid-19 nuk ka përfunduar dhe prandaj dibranët duhet të respektojnë edhe më tej masat mbrojtëse, deklaroi kryetari i Dibrës, Hekuran Duka.

Ai ka ftuar qytetarët të mos të besojnë në teori konspirative, por në informacione zyrtare.

“Duhet të respektojnë masat, nuk duhet të bimë pre e lajme të rreme dhe teorive konspirative, por t’i dëgjojmë informacionet zyrtare”, tha Duka.

Duka shtoi, virusi duhet të luftohet edhe më tej.