Republikanët do ta padisin Nevadën dhe do të kërkojnë rinumërim të votave në Viskonsi

TË FUNDIT

Nga Partia Republikane në Nevada bëjnë të ditur se planifikojnë të padisin shtetin e Nevadas pasi që sipas tyre rreth 10.000 persona që nuk jetojnë me në Nevada kanë votuar.

Gjithashtu republikanët kërkojnë rinumërimin e votave në Viskonsni.

Nevada është shteti I katërt në të cilën Republikanët po fillojnë procedurat ligjore të votimit. Nevada është një nga shtetet e pakta në SHBA në të cilën fletët e votimit dërgohen tek çdo i rritur i regjistruar për të votuar.

Gara për presidentin e ri të SHBA-ve ende vazhton. Votat ende numërohen në disa shtete kyçe të cilat do të vendosin rezultatin e zgjedhjeve.

Nevada është një nga shtetet e pakta me të cilën rezultati i votimit ende nuk dihet, përveç Arizonës, Xhorxhisë, Karolinës së Veriut Pensilvanisë dhe Alaskës.

Sipas parashikimit të mediave, kandidati demokrat Xhazef Bajden aktualisht udhëheq garën presidenciale në SHBA me 23 vota elektorale, ndërkaq kandidati republikan dhe presidenti aktual Donald Tramp ka 213 vota elektorale.

Kandidatëve u duhen 270 vota elektorale për tu bërë president i SHBA-ve.