Reporterë pa kufij (RSF) e përsëriti kërkesën dërguar deri te sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, që të formojë një funksion për përfaqësues të posaçëm për sigurinë e gazetarëve, njoftoi korrespondenti i MIA-s.
Tridhjetë e dy gazetarë dhe bashkëpunëtorë të mediave janë vrarë nga fillimi i vitit, sipas “Reporterë pa kufij”, numër ky më i vogël se vitin 2019 për shkak të krizës shëndetësore, por megjithatë mbetet shqetësues, nënvizon organizata joqeveritare me seli në Paris.
Me rastin e 2 Nëntorit, “Ditës ndërkombëtare për dhënien fund të mosndëshkimit për krimet kundër gazetarëve”, RSF e përsëriti kërkesën e saj deri te sekretari i përgjithshëm i KB-së, Antonio Guteresh që të formojë një funksion të “Përfaqësuesit të posaçëm për sigurinë e gazetarëve”.
“Sekretari i përgjithshëm ka diçka më tepër se një vit të veprojë dhe të lë një trashëgimi të rëndësishme në luftën kundër mosndëshklimit dhe mbrojtjes së gazetarëve. Emërimi i një anëtari të ekipit të tij si kontakt të privilegjuar, aksion i vetëm konkret që e ka ndërmarrë në këtë moment, nuk mjafton”, tha sekretari i përgjithshëm i RSF-së, Kristof Deluar.
Në vitin 2019, 49 gazetarë janë vrarë mbarë botën, që është zvogëlim drastik se vitin paraprak, ndërsa zonat e konfliktit ishin më pak vdekjeprurëse për gazetarët, pasi ata shkojnë gjithnjë e pak aty, njofton RSF-ja.
Nëse rënia është edhe më e madhe në vitin 2020, me deri tani 29 gazetarë dhe tre bashkëpunëtorë të mediumeve të vrarë, kjo është pasi për shkak të krizës shëndetësore, shumë gazetarë nuk kanë shkuar në terren, nënvizon RSF, i cili do ta publikojë raportin e vet final në fund të dhjetorit, si dhe çdo vit. bsh/