Gjatë dy-tri ditëve të shkuara punuam në organizim dhe planifikim të kapaciteteve me qëllim që t’i përgjigjemi valës së pacientëve, numri i të cilëve në këtë moment paraqet rreth 330 pacientë pozitivë me Kovid-19 në të gjitha institucionet shëndetësore në vendin tonë, theksoi në konferencë për shtyp ministri i Shëndetësisë, Venko FIlipçe.
Repartet infektive dhe klinikat, theksoi, janë të stërngarkuara, një pjesë e punonjësve shëndetësorë me të vërtetë janë të lodhur, pas luftës katërmuajshe me koronavirusin, gjendja e të gjitha reparteve kërkon mbikëqyrje të vazhdueshme dhe riorganizim të punës.
“Tërë fokusin në këto ditët e fundit e kahëzuam drejt pjesës klinike dhe menaxhmentit të pacientëve në periudhën që ndodhet para nesh.Në këtë fazë t[ë epidemisë duhet të organizohemi dhe të përgatitemi për amortizim të plotë të valës së pacientëve përmes mobilizimit dhe riorganizimit të të gjitha resurseve të disponueshme në vendin tonë. Duhet dhe mundemi ta mbrojmë sistemin shëndetësor, ta ulim sa më shumë presionin ndaj punonjësve shëndetësorë dhe të sigurojmë pranim dhe mjekim të mirë të të gjithë pacientëve të cilët kanë nevojë për këtë”, potencoi Filipçe.
Ai foli për analizën më të hollësishme, si dhe për gjendjen momentale në spitale, ku ka numër të madh të pacientëve, ndërsa punëtorët shëndetësorë po luftojnë për jetët e të gjithë pacientëve.
“Prej dje në rotacion dhe ndihmë në Shkup në Klinikën infektive dhe në SPQ “8 Shtatori” arritën gjithsej 54 mjekë de infermiere. Ata tashmë filluan të punojnë, me çka është pakësuar presioni, që ekzistonte gjatë ditëve të fundit. Tashmë është bërë plan edhe për rotacione të ardhshme dhe risistemime të kuadrit, si nga klinikat, ashtu edhe nga të gjitha spitalet dhe shtëpitë e shëndetit nga vendi. Për momentin kapacitetet e klinikave dhe reparteve janë të mbushura në mënyra të ndryshme, varësisht nga kapacitetet. Mbushja është larg maksimumit, shumica e klinikave dhe reparteve infektive edhe përkundër asaj kanë nevojë për mbështetje, për numër shtesë të mjekëve dhe infermierëve dhe mu kjo u zbatua gjatë ditëve të kaluara”, tha Filipçe.
Lidhur me riorganizimin, shtoi se tashmë ka biseduar edhe me klinikat dhe spitalet private të cilat e ofrojnë edhe personelin e vet si mbështetje, për çka edhe këto ditë di të bëhet orari, dhe sipas nevojës, edhe ai kuadër do të jetë në ndihmë të institucioneve publike shëndetësore./MIA
