Rennes gjunjëzoi PSG, nuk pyeti për Nyemar, Messi apo Mbappe

TË FUNDIT

PSG në fund mund të dalë kampion dhe madje këtë objektiv mund ta arrijë edhe disa javë para mbylljes, por duelin e sotëm kundër Renne duhet ta harrojë sa më shpejt.

Skuadra e Maurizio Pochettino ka pësuar humbjen e parë në kampionat, me rezultatin 0-2. Rennes nuk pyeti për Nyemar, Messi apo Mbappe, pasi bëri një ndeshje të mirë dhe u tregua e saktë para porte.

Laborde e ndëshkoi skuadrën e PSG në minutën e fundit të pjesës së parë dhe tronditja e ekipit plot yje nuk kaloi, pasi në minutën e parë të se dytës realizoi edhe golin e dytë me Tait.

Kryeqytetasit u zgjuan më pas dhe u munduan ta ndryshojnë rrjedhën e këtij dueli, por pa sukses. Mbappe u kap nga VAR në pozicion jashtë lojë në të vetmen gjuajtje në portë të PSG, që përfundoi edhe në rrjetë, dhe në fund ishet Renne skuadra që festoi tre pikët./abcnews/