Arrestohen dy kumanovare! Mashtruan 19 persona, në emrin e tyre morën kredi të shpejta

TË FUNDIT

Policia arrestoi dy gra nga Kumanova, të moshës 22 dhe 34 vjeç, nën dyshimin për mashtrim, keqpërdorim të të dhënave personale dhe ndihmë në kryerjen e veprës penale. Sipas MPB-së, e para e dyshuar, 22-vjeçarja me inicialet A.S.D., në periudhën nga janari deri në korrik të vitit 2026, pa pëlqimin e 19 personave, ka përdorur të dhënat e tyre personale për të aplikuar për kredi të shpejta konsumatore.

Pas miratimit dhe pagesës së mjeteve, paratë janë përvetësuar në mënyrë të kundërligjshme nga të dyja, duke përfituar dobi pasurore në vlerë prej 10 milionë e 820 mijë denarësh. 34-vjeçarja me inicialet M.V. ka ndihmuar në kryerjen e veprës penale. Ndaj të dyjave është ngritur kallëzim penal në Prokurorinë kompetente.